DEKLARATË E PËLQIMIT TË MIRËINFORMUAR
Duke patur parasysh faktin
se dëshiroj të shfrytëzoj hapësirën e dhe të marr
pjesë në aktivitetet e ofruara dhe të organizuara nga Area 52
Trampoline Parks AD, si franchise me seli dhe adresë të regjistrimit
në Sofie, Bullgari por që përfaqësohet në Kosovë
nga Entertainment Kosova L.L.C., me numër biznesi
811328005 dhe me adresë
Rruga Fehmi Morina, Veternik 5, Prishtinë ("Aktivitetet"),
por që gjendet në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall,
Prizren (më tutje në tekst “Parku”)
Unë, i/e nënshkruari/a
pranoj, në mirëbesim dhe pajtohem në emrin tim dhe/ose në
emër të të miturit të specifikuar më lart se:
1. I kam lexuar dhe i kuptoj
plotësisht Rregullat e sigurisë në Park (ia
kam shpjeguar në mënyrë të kuptueshme fëmijës tim
Rregullat
e sigurisë në
Park) dhe pajtohem për sa më poshtë (edhe fëmija im) me këto
rregulla gjatë pjesëmarrjes time (të fëmijës tim) në
Aktivitete.
2. Konfirmoj se unë (fëmija
im) do t’u përmbahem(i) të gjitha udhëzimeve shtesë që
do të më jepen kurdo para apo gjatë Aktiviteteve nga Area 52
Trampoline Parks AD apo punonjësit aty.
3. E kuptoj se pjesëmarrja
ime (e fëmijës tim) në Aktivitete nënkupton rreziqe të
njohura dhe të panjohura që mund të rezultojnë në lëndime
fizike ose emocionale, paralizë, vdekje apo dëmtim të pjesëmarrësit
apo të palëve të treta apo pronës. Edhe pse rregullat e
caktuara, pajisjet dhe disiplina personale mund ta reduktojnë këtë
rrezik, rreziku nga vdekja apo lëndimet e rënda ekziston.
4. Konfirmoj se unë (fëmija
im) nuk kam (nuk ka) sëmundje apo lëndime, se unë nuk jam (vajza
ime nuk është, për aq sa aplikohet) shtatzënë dhe se
unë NUK kam [fëmija im NUK ka] asnjë gjendje mjekësore që
mund të ndikojë në pjesëmarrjen e sigurtë në
Aktivitete apo që mund të rrisë rrezikun për lëndime,
përfshirë ndaj të tjerëve. Konfirmoj se unë jam [fëmija
im është] mjaftueshëm i aftë fizikisht për të
marrë pjesë në mënyrë të sigurtë në
Aktivitete.
5. E pranoj dhe pajtohem se
jam përgjegjës për veprimet e mia (të fëmijës
tim) në përputhje me Rregullat e sigurisë të Area 52 Trampoline Parks AD që të
rris në maksimum sigurinë time (të fëmijës tim) dhe
sigurinë e të tjerëve rrotull meje (fëmijës tim) ndërkohë
që marr pjesë në Aktivitete. E pranoj dhe pajtohem se
Aktivitetet mund të ndërmerren pa mbikëqyrjen direkte të Area
52 Trampoline Parks AD dhe/ose punonjësve të vet. Nëse
vë re ndonjë rrezik të pazakonshëm dhe/ose të
konsiderueshëm gjatë pjesëmarrjes time (dhe të fëmijës
tim) në Aktivitete, do ta ndërpres menjëherë pjesëmarrjen
time (dhe të fëmijës tim) dhe këtë rrezik do ta sjell
në vëmendjen e punonjësit më të afërt të Area
52 Trampoline Parks AD.
6. E pranoj dhe pajtohem se
Aktivitetet që ofron Area 52 Trampoline Parks AD kërkojnë
shkallë të arsyeshme të gjendjes së mirë dhe aftësisë
fizike. E konfirmoj se unë (fëmija im) do të zhvillojmë
vetëm ato Aktivitete që janë për nivelin e shkathtësisë
time (të fëmijës tim) dhe gjatë të cilave unë (fëmija
im) jemi në gjendje të ushtrojmë kontroll gjithë kohën.
7. E konfirmoj se i kuptoj tërësisht
rreziqet (që dihen dhe nuk dihen) nga pjesëmarrja në Aktivitete.
I marr parasysh lirisht dhe i pranoj këto rreziqe. Marr përsipër
plotësisht përgjegjësinë dhe rrezikun për pjesëmarrjen
time (dhe të fëmijës tim) (me përjashtim të përgjegjësisë
nga e cila Area 52 Trampoline Parks ÀD nuk lejohet me ligj të përjashtohet).
Gjithashtu konfirmoj se pjesëmarrja ime (e fëmijës tim) në
Aktivitete është vullnetare.
8. Pajtohem për dhënien
e ndihmës së parë dhe/ose trajtimit tjetër mjekësor për
shpëtim jete nga ana e Area 52 Trampoline Parks AD dhe/ose
punonjësve të vet në rast të ndonjë lëndimi apo sëmundjeje
tek unë apo fëmija ime. Pajtohem të çliroj dhe dëmshpërblej
tërësisht Area 52 Trampoline Parks AD dhe punonjësit e vet nga
çdo përgjegjësi apo kërkesë që rrjedh nga ky
trajtim deri në shkallën më të madhe që lejohet me
ligj.
9. E pranoj se Area 52
Trampoline Parks AD nuk mban dhe nuk do të mbajë asnjë
përgjegjësi për çfarëdo lëndimi, dëmtimi
dhe/ose humbje që pëson ndonjë person apo pronë dhe që
shkaktohet nga unë (fëmija im) në lidhje me dhe/ose që
rezulton nga pjesëmarrja ime (e fëmijës tim) në Aktivitete,
përfshirë, për incidente që kanë ndodhur si rezultat i
dështimit tim (fëmijës tim) për t’iu përmbajtur
Rregullave të Sigurisë të Area 52 Trampoline Parks AD, me përjashtim
të rasteve kur këto lëndime, dëmtime dhe/ose humbje
rezultojnë nga veprime të qëllimshme apo mospërfillje e rëndë
nga ana e Area 52 Trampoline Parks AD apo punonjësve dhe/ose agjentëve
të vet.
10. Pajtohem plotësisht të
zhdëmtoj Area 52 Trampoline Parks AD për të gjitha humbjet, përgjegjësinë,
kostot, kërkesat dhe/ose dëmtimet që ata pësojnë dhe që
rezultojnë nga pjesëmarrja ime (e fëmijës tim) në
Aktivitete.
11. E kuptoj dhe e pranoj se Area
52 Trampoline Parks AD i lejon pjesëmarrit të fotografojnë
dhe/ose filmojnë me video familjen dhe/ose miqtë e tyre që
marrin pjesë në Aktivitete vetëm për qëllime të
tyre private, jokomerciale dhe për asnjë qëllim tjetër.
PAJTIMI
PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE
12. Duke nënshkruar (konfirmuar)
këtë Deklaratë, unë i jap pajtimin tim Area 52 Trampoline
Parks AD, filialeve të saj dhe/ose nënkontraktorëve që të
përpunojnë dhe ruajnë të dhënat personale të miat
ose të fëmijës tim (emër, mbiemër, data e lindjes, email,
numri i telefonit mobil me synimin për të rezervuar dhe regjistruar
pjesëmarrjen time (të fëmijës tim) në Aktivitete, për
të dërguar dokumente dhe informacion për pjesëmarrjen time
(të fëmijës tim) në Aktivitete, si dhe përmbushjen e të
drejtave dhe detyrimeve të tjera për një periudhë prej 12
(dymbëdhjetë) muajsh që nga data e kësaj Deklarate. Jam i
informuar se pajtimin tim mund ta tërheq mbrapsht në çdo kohë
duke dërguar pa pagesë njoftimin me shkrim tek Area 52 Trampoline
Parks AD; mund të kërkoj në çdo kohë
informacion të qartë dhe të kuptueshëm, brenda kufijve të
arsyeshëm, lidhur me përpunimin e të dhënave personale të
mia (të fëmijës tim); për të lexuar më shumë
informacion lidhur me përpunimin e të dhënave dhe të
drejtat e mia në Politikën e privatësisë si dhe për të
kërkuar bashkëpunimin e Area 52 Trampoline Parks AD në këtë
drejtim me email info@galeria-ks.com
E kam lexuar këtë
Deklaratë të Pajtimit të Mirëinformuar, i kuptoj plotësisht
kushtet dhe i pranoj ato lirisht dhe vullnetarisht, pa qenë vetë (apo
fëmija im) të shtyrë ta bëjmë këtë.
Kjo Deklaratë është
e vlefshme për një periudhë 12-mujore që nga data e nënshkrimit
dhe vlen për të gjitha vizitat brenda kësaj kohe. Para skadimit
të marrëveshjes, pajtohem se Area 52 Trampoline Parks ÀD ka
lejen të më kontaktojë për të kërkuar lëshimin
e Deklaratës së re.
Nëse ka ndryshime në
rrethanat e deklarata në këtë Deklaratë (përfshirë,
pa kufizime, ndryshime që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore
timen ose të fëmijës tim), marr përsipër të
informoj Area 52 Trampoline Parks ÀD para pjesëmarrjes time (të fëmijës
tim) në Aktivitete dhe për të lëshuar një Deklaratë
të re.
[duke shenjuar secilën
nga kutizat më poshtë dhe duke shtypur butonin ‘RUAJ’ ju pajtoheni që: (i) jeni detyruar sipas
kushteve të Deklaratës së Pajtimit të Mirëinformuar, përfshirë
pajtimin për përpunimin e të dhënave personale dhe të
konfirmoni saktësinë e rrethanave të deklaruara qoftë në
emrin tuaj si prind / kujdestar ligjor i pjesëmarrësit të mitur;
(ii) ju (fëmija juaj) të regjsitroheni gjatë pjesëmarrjes në
Aktivitete.]
□ SHENJONI KUTIZËN – E kam lexuar "Deklaratën
e Pajtimit të Mirëinformuar" (përfshirë Rregullat e Sigurisë) dhe i pranoj
rregullat dhe kushtet e saj për vete dhe për të miturin e lartpërmendur.
Konfirmoj saktësinë e rrethanave të deklaruara.
Pajtimi
për foto/video
□ SHENJONI KUTIZEN – Pajtohem që Area 52
Trampoline Parks AD dhe/ose punonjësit e saj dhe/ose agjentët
të regjsitrojnë imazhin dhe/ose zërim tim (fëmijës
tim) (“Regjsitrime”) si pjesë e pjesëmarrjes time (fëmijës
tim) në Aktivitete dhe rrjedhimisht që Area 52 Trampoline
Parks AD (dhe/ose palët e ndërlidhura) të përdorin
Regjistrimet për qëllime të veta të reklamimit dhe
promovimit dhe sidomos të publikojnë imazhet/videot në uebfaqe. E
pranoj se ky pajtim përfshin të drejtën e pakthyeshme dhe të
pakufizuar të Area 52 Trampoline Parks AD për të patur të
drejtën e autorit për Regjistrimet dhe aftësinë për të
përdorur, modifikuar, riprodhuar apo transmetuar Regjistrimet ashtu si e
sheh të përshtatshme pa kompensim të asnjë lloji ndaj meje
apo pa patur nevojë miratim të mëtejshëm për atë
përdorim dhe gjithnjë në varësi të respektimit të
mbrojtjes së të drejtave dhe legjislacionit tjetër të
zbatueshëm. Jam në dijeni se mund ta tërheq në çdo
kohë pajtimin tim duke dërguar njoftimin me shkrim tek Area 52
Trampoline Parks AD; se mund të kërkoj në çdo kohë
informacion të qartë dhe të kuptueshëm brenda kufijve të
arsyeshëm lidhur me përpunimin e të dhënave personale të
mia (fëmijës tim) dhe për të drejtat e mia/fëmijës
tim; se mund të lexoj më shumë informacion lidhur me përpunimin
e të dhënave dhe të drejtat e mia në Politikën e privatësisë si dhe të kërkoj
bashkëpunimin e Area 52 Trampoline Parks AD në këtë drejtim
përmes adresës së postës elektronike info@galeria-ks.com, dhe
se në këto raste nuk do të privohem nga e drejta për të
përdorur Aktivitetet.
E kam lexuar "Deklaratën e Pajtimit të
Mirëinformuar" (përfshirë Rregullat e Sigurisë) dhe i
pranoj rregullat dhe kushtet e saj për vete dhe për të miturin e
lartpërmendur. Konfirmoj saktësinë e rrethanave të
deklaruara.